Tek Krimet/ Familjarët sulmojnë gazetarët e gjyqtarët, policia veç shikon

Tek Krimet/ Familjarët sulmojnë gazetarët e gjyqtarët, policia veç shikon

13:12, 20/11/2018
A+ Aa A-

Një skandal i vërtetë ka ndodhur në Gjykatën e Krimeve të Rënda ku familjarët e të arrestuarve të dosjes ‘Lazarati 2’ kanë sulmuar sot gazetarët e gjyqtarët.

Sapo Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin e të afërme të tyre, familjarët e të dënuarve kanë sulmuar gazetarët, të cilët duke iu shmangur konfliktit kanë dalë jashtë.

Por ajo që ka ndodhur me policinë brenda sallës së gjyqit është një skandal më vete.

Policët nuk kanë ndërhyrë, por vetëm kanë parë se si zhvillohej situata.

Më pas familjarët kanë sulmuar edhe gjyqtarët që dhanë vendimin.

Këtu policia është ‘zgjuar’ nga gjumi dhe kanë ndërhyrë.

Situata është tensionuar pasi familjarët nuk pranojnë vendimin e dhënë nga gjykata për dënimin e të afërmve të tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

gramoz20/11/2018 14:11

Pse habiteni? Kryeqenefi edvin e tha me ze dhe me figure, kokat hengshin me njeri tjetrin. Çi duhet policise se ç'far ben policia?!

Shto koment

Denonco