Përleshje e grushte në hipotekën e Fierit

Përleshje e grushte në hipotekën e Fierit

11:16, 20/11/2018
A+ Aa A-

Një fierak është vënë në pranga nga policia pasi ka shkaktuar një përleshje me grushte brenda ambienteve të hipotekës.

Burime zyrtare nga Policia e Fierit kanë bërë të ditur se është prangosur Astrit Shanaj, 57 vjeç banues në qytetin e Fierit.

Njoftimi i Policisë së Fierit:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan shtetasin:

Astrit Shanaj, 57 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se në institucionin e Z.V.R.P.P Fier, ka kërkuar shërbim për të cilin nuk kishte bërë aplikim më parë dhe pas konfliktit me fjalë ka goditur me grushta brenda institucionit, juristin, shtetasin D.H, 30 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale ‘Goditje për shkak të detyrës’ parashikuar nga Neni 237 i  Kodit Penal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco