I dënuar me ‘arrest shtëpie’, i riu kapet duke vënë skedina

I dënuar me ‘arrest shtëpie’, i riu kapet duke vënë skedina

10:46, 20/11/2018
A+ Aa A-

Edhe pse me një masë dënimi dhënë nga gjykata, një 32-vjeçar nga qyteti i Elbasanit eshtë arrestuar në flagrancë gjatë kësaj fillimjave.

Burime policore bënë me dije se mbrëmjen e të hënës shtetasi Thanas Beko, banues në lagjen ” Shënkoll” në qytetin e Elbasanit është arrestuar në një pikë bastesh sportive . Arrestimi i tij është kryer pasi ai kishte konsumuar veprën penale “Largim i të burgosurit nga vendi i qendrimit” parashikuar nga neni 323 i k Penal.

Shtetasi Thanas Beko me vendim nr 820 dt 08.11.2018 të Gjykatës së rrethit të Elbasan, ka qenë me masë sigurimi “Arrest Shtepie”. Ai u arrestua në kuadër të verifikimit të masave të sigurisë të dhëna nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor e Elbasanit.

Burime zyrtare nga Prokuroria e Elbasanit konfirmuan se materialet kanë kaluar te organi i akuzës për vepren penale “Largim i të burgosurit nga vendi i q?ndrimit”.

Beko u arrestua disa ditë më parë për vjedhje në bashkëpunim, plagosje me dashje dhe mosbindje ndaj urdhërit të punonj?sit të policis?.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco