Synonin Anglinë, habit shoferi polak: Se di si hypen 18 shqiptarë në kamion

Synonin Anglinë, habit shoferi polak: Se di si hypen 18 shqiptarë në kamion

09:34, 20/11/2018
A+ Aa A-

I akuzuar për faviriziimin e trafikut të klandesitinëve drejtim të Britanisë një shofer ka marrë dhe dënimin në Francë.

Shoferi polak i cili me 11 nëntor u ndalua në terminalin e tragetit me 18 shqiptarë të fshehur në rimorkion e kamionit të tij, është dënuar nga gjykata. Atij iu dha dënim me kusht, në kohëzgjatje prej një viti, shkruajnë mediat franceze.

Polaku, të mërkurën e kaluar është paraqitur në procedurë të menjëhershme gjyqësore.

Ai është dënuar pasi në rimorkion e tij kishte transportuar tetëmbëdhjetë shqiptarë, duke përfshirë një të mitur, të gjithë të fshehur dhe të grumbulluar në një kuti të vogël druri.

I riu, i punësuar enkas për këtë për këtë udhëtim, pranon të ketë vërejtur diçka të dyshimtë, por kurrë nuk e kishte imagjinuar se mund të ishin njerëz brenda kamionit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco