Zbardhen rrethanat e plagosje së adoleshentit, ja çfarë po bënte me pistoletë

Zbardhen rrethanat e plagosje së adoleshentit, ja çfarë po bënte me pistoletë

22:52, 19/11/2018
A+ Aa A-

Një 15-vjeçar ka plagosur veten aksidentalisht mbrëmjen e sotme. Gjendja e tij shëndetësore është e rëndë, në rrezik për jetën.

Grupi hetimor ka sekuestruar armën e zjarrit me të cilën ka plagosur vetën 15-vjeçari, ndërsa mësohen edhe detajet e para për rrethanat e plagosjes. Në momentin e ngjarjes, Glentis Bici, ndodhej në banesën e tij i shoqëruar nga dy kushërinjtë e mitur kurse prindërit e tij mësohet se ndodhen në emigracion në Greqi.

Minoreni 15-vjeçar jetonte me gjyshërit dhe dyshohet se ai ka dashur t’u tregojnë armën dy kushërinjve në momentin që ka ndodhur shkrepja e paqëllimshme. Dy kushërinjtë e mitur të 15-vjeçarit janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë për t’u marrë në pyetje në prani të psikologut. Kanë qenë dy kushërinjtë, 16-vjeçari E. Tolaj dhe 17-vjeçari A. Bici, që e kanë dërguar të plagosurin në spital.

Mjekët bëjnë të ditur se, i riu ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Paraprakisht bëhet e ditur se, 15-vjeçari kishte marrë armën (që dyshohet se i përket babait të tij), fshehurazi me qëllim për ta parë, por duke mos e njohur armën, ai ka kryer shkrepje të paqëllimshme. Për këtë arsye plumbi e ka kapur në gjoks.

Policia bën me dije se, ngjarja ka ndodhur në fshatin Bicaj të Peqinit, ku në banesën e tij Glentis Bici,  rreth 15 vjeç, nga pakujdesia është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë. Adoleshenti u transportua menjëherë në Spitalin Rajonal Elbasan. Ndërkohë, grupi hetimor pas mbërritjes në vendin e ngjarjes ka nisur punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco