Skandal në Pogradec, ish-drejtori ‘i shet’ shtetit makinën 5 herë më shtrenjtë

Skandal në Pogradec, ish-drejtori ‘i shet’ shtetit makinën 5 herë më shtrenjtë

22:06, 19/11/2018
A+ Aa A-

Një tjetër skandal me përfshirje drejtuesish institucionesh shtetërorë, denoncohet edhe në Pogradec.

Emisionin investigativ “Ajsberg” në Fax News, ka trajtuar mbrëmjen e sotme një histori të çuditshme, lidhur me një makinë Range Rover Sport, e cila e blerë për 22 mijë euro në Itali nga Valter Gora dhe “Gora sh. p. k” u shit rreth 11 mijë euro tek Altin Çekiçi, i cili më pas të njëjtën makinë ia shiti sërish Valter Gorës, por këtë herë në pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Ujësjellës-kanalizimit Pogradec, për një çmim 5 herë më të lartë, pra rreth 75 milionë lekë të vjetra.

Më 13 gusht 2013 e regjistron fuoristradën në bashkëpronësi të Gora sh. p. k. AA 444 IR, dhe pas më shumë se dy vite përdorim e shet tek Altin Çekiçi.

Altin Çekiçi, që ka një servis elektroauto në Buçimas, deklaron se nuk e njeh Valterin, pasi të gjitha veprimet i ka bërë me administratoren e firmës.

Sipas “Ajsberg”, më 5 nëntor 2015 është bërë kërkesa drejtuar drejtorit të UKP, Valter Gora, për blerjen e një makine fuoristradë 4 X 4, me jo më shumë se 30-40 mijë kilometra, me qëllim transportin jo vetëm të punonjësve për në zona të vështira malore, por edhe të materialeve të punës. Ai e ka firmosur për të filluar kërkimet për një makinë të tillë, dhe më pas kësaj ofertuesi i vetëm ishte Altin Çekiçi, e për çudi oferta ishte ish-makina e Goros.

Por ndërsa ngrihen pyetjet se përse tenderi është bërë për X6, ML dhe Range Rover Sport, ndërsa ajo duhej për transport punonjësish dhe materialesh, del edhe një problem tjetër, ai i ndryshimit të kursit të këmbimit të euros nga 121.42 në 136.4, ndërsa kursi ishte me 138.83 lekë.

Sipas “Ajsberg”, duke luajtur me kursin e këmbimit, autorët e aferës, e kanë mbajtur vlerën poshtë 7.5 milonë lekësh, pasi po të kalonte 8 milionë, atëherë tenderi duhet të ishte i hapur.

Në prokurorimin për blerjen e makinës, ishin parashikuar edhe kushtet që duhet të plotësonte makina, ndër të cilat duhet të kishte jo më shumë se 30-40 mijë km.

Kushtet të gjitha i përmbushte ish “Range Rover” i Valter Goros, përveç kilometrave të përshkruar, të cilat ishin disa herë më shumë pra më shumë se 150 mijë kilometra.

Ndërkohë lidhur me aferën në fjalë, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konsistuar një sërë shkeljesh në dëm të shtetit shqiptar.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco