Ngjarje e rëndë në Durrës, gruaja bie nga kati i 7-të

Ngjarje e rëndë në Durrës, gruaja bie nga kati i 7-të

11:56, 18/11/2018
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Durrës.

Një grua rreth 50 vjeçe ka rënë nga kati i 7-të i një pallati në lagjen numër 5 të qytetit bregdetar.

Ajo ka humbur jetën menjëherë.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

Ende nuk dihet nëse gruaja është rrëzuar aksidentalisht, ka bërë vetëvrasje apo është shtyrë.

Hetimet e policisë do të zbulojnë dhe shkakun.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco