VIDEO/ Jo vetëm në Korçë, ja zonat ku po bie dëborë Debora e rene ne Kukes

VIDEO/ Jo vetëm në Korçë, ja zonat ku po bie dëborë

11:16, 18/11/2018
A+ Aa A-

Reshjet e dëborës janë rikthyer në vendin tonë që prej ditës së premte.

Fillimisht reshje kishte vetëm në zonën e Korçës, por gjatë ditës së djeshme dhe sot, ato janë shtrirë nga jugu në veri.

Kështu mësohet se që prej dje, reshje dëborë kanë rënë edhe në Kukës, por duke mos krijuar probleme. Reshjet e dëborë kanë rënë në lartësi të mëdha.

Gjatë ditës së djeshme e sot reshjet e dëborës nuk kanë pushuar në Korçë dhe Ersekë.

Në zonën e Dardhës dëbora  ka arritur në 40 centimetra duke krijuar probleme në qarkullim.

Ndërsa në qytet trashësia ka arritur në 10 centimetra.

Reshje dëbore kanë rënë edhe në zonën e Vlorës.

Në Sevaster e majën e Çikës kanë nisur reshjet e dëborë, por nuk ka probleme në lëvizje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco