Trafiku i drogës gjen ‘treg të ri’ drejt Kosovës, arrestohet një person

Trafiku i drogës gjen ‘treg të ri’ drejt Kosovës, arrestohet një person

22:04, 17/11/2018
A+ Aa A-

Trafiku i lëndëve narkotike, duket se ka gjetur një “treg të ri”, atë drejt Kosovës.

Ka qenë Policia e Kosovës e cila ka ndaluar disa shtetas kosovarë me lëndë narkotike, të cilën dyshohen se e kishin marrë në Shqipëri.

Pas kësaj, nga komunikimi me homologët e Shqipërisë, Policia e Tropojës arrestoi në flagrancë, S. Z., 23 vjeç, banues në fshatin Begaj, i cili dyshohet se kishte furnizuar kosovarët me drogë.

Komisariati Policisë Tropojë – Seksioni për trafiqe dhe narkotikët

Më datë 16.11.2018, u arrestua në flagrancë, shtetasi S. Z., vjeç 23, banues në fshatin Begaj, pasi në afërsi të P. K. K., Qafë Morinë, Policia e Kosovës, ka ndaluar disa shtetas Kosovarë me lëndë narkotike, të cilën dyshohen se e kanë marrë nga shtetasi S. Z. Neni 283/a/2 i Kodit Penal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco