TAP-i ‘lopë’ që e mjelin të gjithë, arrestohet hajduti i radhës i karburantit

TAP-i ‘lopë’ që e mjelin të gjithë, arrestohet hajduti i radhës i karburantit

17:58, 17/11/2018
A+ Aa A-

Policia e Korçës ka bërë të ditur se ka prangosur P. F., 52 vjeç, banues në Korçë.

 Arrestimi i tij u bë pasi, pranë kryqëzimit të fshatit Floq, ky person u kap duke drejtuar mjetin furgon tip “Benz”, brenda të cilit kishte një sasi prej 80 litra naftë, si edhe në banesën e tij iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 350 litra naftë të tjera, sasi e cila dyshohet të jetë vjedhur nga mjetet e një firme që kryen punime pranë gazsjellësit TAP.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë – Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

P.  F., 52 vjeç, banues në Korçë.

 Arrestimi i tij u bë pasi, pranë kryqëzimit të fshatit Floq, ky shtetas u kap duke drejtuar mjetin furgon tip “Benz”, brenda të cilit kishte një sasi prej 80 litra naftë, si edhe në banesën e tij iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 350 litra naftë të tjera, sasi e cila dyshohet të jetë vjedhur nga mjetet e një firme që kryen punime pranë gazsjellësit TAP.

 Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale bazuar në nenin 287/b të Kodit Penal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco