Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Pikëpyetjet mbi Ardi Veliun për anulimin e testit për “komisarët” 6 ditë më vonë

Pikëpyetjet mbi Ardi Veliun për anulimin e testit për “komisarët” 6 ditë më vonë

17:04, 17/11/2018
A+ Aa A-

Pikëpyetje të mëdha ngrihen për shkaqet e vërteta që çuna në anulimi i testimit nga Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veli për gradën “Komisar”. Për këtë arsye, Shërbimi për Çështjet e Brendshëm dhe Ankesat (SHÇBA) bëri një kallëzim në prokurori për shpërdorim detyre dhe të gjithë personat që u morën me mbarëvajtjen e procesit dhe organizimin e tij do të hetohen.

Lidhur me pikëpyetjet, është e paqartë se si Ardi Veliu “zbuloi” 6 ditë me vonesë se në konkurs ishte cenuar integriteti i procesit, pasi disa oficerë të policisë kishin kopjuar. Në datën 7 nëntor, pasi mbaroi provimi, procesi u certifikua nga disa zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit dhe misione të huaja që asistojnë blutë prej vitesh. Po ashtu edhe Misioni “PAMECA” e cilësoi procesin e testimit si të rregullt dhe nuk ishte parë asgjë e dyshimtë nga ata. Gjithashtu, edhe dy përfaqësuesit e policisë, Sokol Bizhga dhe nëndrejtoresha Aida Hajna, e kanë firmosur procesin si të rregullt.

Vetëm Ardi veli, pas 6 ditësh ka vënë re se integriteti i procesit ishte cenuar, por pa bërë publike arsyet e tij. Tani veprimet hetimor për të zbardhur të vërtetën, se çfarë ka ndodhur me konkursin, i ka Prokuroria e Tiranës, e cila ende nuk ka hedhur në short dosjen për të caktuar prokurorin.

Sipas kallëzimit të SHÇBA-së, veprimet do t’i verifikohen të gjithë zinxhirit drejtues të policisë, si anëtarë të Komisionit të Gradave. Mësohet se komisioni përgjegjës për organizimin e konkursit përbëhej nga vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, zëvendësja e tij përgjegjëse për kufirin, Aida Hajna, Drejtori i Akademisë së Sigurisë, Bilbil Mema dhe Sokol Bizhga e Ali Allaraj.

Konkursi i dytë ishte vendosur të mbahej më 15 nëntor, por 470 efektivët që garojnë për 133 grada “Komisar”, as nuk u futën në sallat e testimit. Policia nuk ka dhënë ende sqarime mbi këtë vendim, duke ngritur dyshime mbi arsyet e vërteta të anulimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco