Detaje nga operacioni i policisë te Çapjat në Elbasan, ja sa janë arrestuar

Detaje nga operacioni i policisë te Çapjat në Elbasan, ja sa janë arrestuar

16:08, 17/11/2018
A+ Aa A-

Zbardhen detajet e para të operacionit të sotëm në Elbasan. Mësohet se tre anëtarë të fisit Çapja janë arrestuar këtë të shtunë në lagjen “Emin Matraxhiu” të Elbasanit. Arrestimi i tyre ka ardhur si rrjedhojë e kontrollit të ushtruar të FNSH-së dhe policisë nëpër banesat e tyre. Anëtarëve të fisit Çapja mësohet se u janë sekuestruar përgjatë kontrollit një armë të tipit pistoletë, fishekë dhe bombë me sahat.

Operacioni u ndërmor pas atentatit me granatë që ju bë ditën e djeshme Albert Alterziut në Elbasan. FNSH dhe policia pritet të arrestojë një tjetër grup kriminal, ndërkohë që, po mbahen të rrethuara disa banesa të tjera.

Fisi Çapja është i njohur dhe i skeduar për një sërë ngjarjesh kriminale të ndodhura në Elbasan. Po ashtu mësohet se Prokuroria e Krimeve të Rënda po verifikon pasuritë e Çapjave dhe disa personave të tjerë, pasi dyshohet se janë vendosur me trafik ndërkombëtar droge. Bëhet fjalë konkretisht për hotele, vila dhe toka, të cilat po verifikohet nëse e justifikojnë burimin e të ardhurave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco