Aksioni në Elbasan,  jo vetëm Çapjat, edhe një grup tjetër po mbahet i rrethuar

Aksioni në Elbasan, jo vetëm Çapjat, edhe një grup tjetër po mbahet i rrethuar

14:53, 17/11/2018
A+ Aa A-

Policia e Shtetit ka nisur nje aksion në qytetin e Elbasanit gjatë ditë së sotme.  U tha në  fillim se aksioni kishte si qëllim kapjen e atyre që mendohet se kane hedhur një dite me parë një granatë në lokalin e Albert Aletrziu ku ky i fundit mbeti i plagosur rëndë.

Ndërkohë bëhët e ditur se jane shoqeruar keter persona nja nga te cilet nga fisi Çapja,  këtë të shtunë në lagjen "Emin Matraxhiu" Elbasan.

Arrestimi i tyre ka ardhur si rrjedhojë e kontrollit të ushtruar të FNSH-së dhe policisë nëpër banesat e tyre. Anëtarëve të fisit Çapja mësohet se iu janë sekuestruar përgjatë kontrollit armë të tipit pistoletë dhe bomba me sahat.

Ndërkohë që mësohet se FNSH dhe policia pritet të arrestojë një tjetër grup kriminal. Po mbahen të rrethuara disa banesa të tjera. 

Fisi Çapja është i njohur dhe i skeduar për një sërë ngjarjesh kriminale të ndodhura në Elbasan.

Prokuroria e Krimeve të Rënda po kalon në “sitë” pasuritë e Çapjave dhe disa personave të tjerë, pasi dyshohet se jane vendosur me trafik ndërkombëtar droge. 

Bëhet fjalë konkretisht për hotele, vila dhe toka, të cilat po verifikohet nëse e justifikojnë burimin e të ardhurave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco