VIDEO/ Frenohet shkodrani me 182 km në orë, Policia: Kësaj i thonë të vrasësh veten me dëshirë

VIDEO/ Frenohet shkodrani me 182 km në orë, Policia: Kësaj i thonë të vrasësh veten me dëshirë

08:21, 17/11/2018
A+ Aa A-

Policia Rrugore e Tiranës ka mbikqyrrur me radar rrugën interurbane Durrës-Tiranë mbrëmjen e së premtes, në kuadrin e masave të shtuara ën fundjavë.

Këtë radhë është kapur shofer i  një Audi, 26-vjeçari K.M nga Shkodra me 182 km/h, që udhëtonte në kushte të vështira atmosferiske . Sipas Policisë, kësaj i thonë të  të vrasesh jetën me dëshirë

“Reklamimi i shkeljeve të ndryshme të Kodit Rrugor, - njoftoi Policia, -  ka një qëllim të vetëm: Sensibilizimin e drejtueseve të mjeteve dhe të këmbësorëve për zbatim të rregullave të qarkullimit rrugor, me qëllim që të shpëtohen jetë dhe jo të ndëshkohen fajtorë pas aksidentit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco