Lajmi i fundit

DETAJE – EMRAT/ Atentati më armë në Memaliaj, ja kush qëlloi ndaj avokatit

Aksident tjetër i rëndë në Librazhd: furgoni me 3 persona bie në humnerë Foto ilustrim

Aksident tjetër i rëndë në Librazhd: furgoni me 3 persona bie në humnerë

08:02, 17/11/2018
A+ Aa A-

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur në librazhd: në aksin rrugor Librazhd- Qafë Thanë, në Pishkash, një furgon mallrash me targa AA 369 UF, me drejtues shtetasin M.M., 32 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Korçë, ka dalë nga rruga dhe ka rënë rreth 40 metra në humnerë.

Për pasojë janë aksidentuar drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerët, shtetasit E.M., 22 vjeç, dhe K.Ç., 31 vjeç, banues në fshatin Vloçisht Korçë,.

Ata janë transportuar për në spitalin e Librazhdit, në gjendje të rëndë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon pêr zbardhjen e shkakut të aksidentit, njoftoi Policia.

Ky është i dyti aksident i rëndë, fatmirësisht pa viktima, që ndodh brenda pak orësh në Librazhd.

Mbrëmjen e së premtes,  rreth orës 17:00, në Qafë Thanë, autobusi me targa AA 723 OP i drejtuar nga L. H, duke udhëtuar nga Korça në drejtim të Fieriti mbushur me nxënës të një shkolle të Roskovecit, për shkak të kushteve të këqija atmosferike dhe nga pakujdesi e drejtuesit te mjetit,  ka dale nga rruga.

Për pasojë, u lënduan lehtë shtetasit: L. V., 17 vjeçe, E. D., 15 vjeç, N. H., 17 vjeçe, B. Q., 18 vjeç, J. G., 17 vjeç, D. V., 17 vjeç, M. V., të cilët pas kontrollit mjekësor dhe marrjes së ndihmës së parë, u larguan për në banesat e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco