FOTO/ U kapën me 4 kg heroinë e kokainë në Itali, ja kush janë dy shqiptarët

FOTO/ U kapën me 4 kg heroinë e kokainë në Itali, ja kush janë dy shqiptarët

19:45, 16/11/2018
A+ Aa A-

Dy shqiptarë shitës me shumicë të kokainës dhe heroinës, u arrestuan nga karabinierët italianë. Arrestimi i tyre erdhi pas një hetimi të koordinuar nga prokurori i Padovës.

Sipas mediave italiane, mësohet se puna hetimore filloi në një nga pikat e nxehta të trafikut të drogës, në Arcella. Agjentët kanë identifikuar një sërë personash të dyshimtë shqiptarë të përfshirë në trafikun e drogës, disa të vendosur në Padova dhe të tjerë jashtë krahinës, pjesa më e madhe shitës të vegjël. Dy prej tyre kanë pikasur si pjesë e rrjetit të drogës. Me qëndrim të paligjshëm në vend, ata ia kishin dalë të jetonin për një kohë të gjatë përgjatë Rivieres së Brentës. Zona e Mira ishte baza e tyre, nga e cila ata dorëzonin heroinën dhe kokainën në Arcella.

Gjatë transportit, policia i ndaloi duke sekuestruar 1.7 kg kokainë dhe duke i arrestuar ata. Analizat e para të drogës, e nxjerrin atë të një cilësie jashtëzakonisht të pastër. Hetimet vazhduan në zonën e izoluar ku dy shqiptarë ishin parë disa herë. Me ndihmën e qenve antidrogë, nën një mbikalim me bimësi të dendur, agjentët kanë zbuluar edhe 2 kg heroinë, të paketuar dhe pjesërisht të futur në tokë si dhe mjete për peshimin dhe paketimin.

Për pasojë, në pranga përfunduan Ismet Nure, 36 vjeç dhe Selion Kepi, 28 vjeç, me precedentë për krimet kundër pronës. Arrestimi i tyre u vërtetua nga gjykata.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco