FOTO/ Shqiptari u kap me 38 kg kokainë, 7 vite burg në Angli. Emri

FOTO/ Shqiptari u kap me 38 kg kokainë, 7 vite burg në Angli. Emri

18:45, 16/11/2018

Një shqiptar dhe bashkëpunëtori i tij anglez, dënohen në total me 17 vite e 6 muaj burg, pwr përfshirje në trafikun e kokainës në Londër.

Sipas medieve britanike mësohet se, Ervis Zylfi, 24 vjeç banues në veri të Londrës, u dënua me 7 vite e 6 muaj burg pasi pranoi akuzat, si i përfshirë në trafikun e kokainës dhe pastrim parash, ndërsa anglezi Andrew Knox, 46 vjeç do të dënohej me 10 vite burg.

Mësohet se ata u arrestuan gjatë një operacioni policor organizuar komanda e krimeve serioze në policinë metropolitane të Londrës, në zonën Enfield në veri të kryeqytetit britanik me 3 korrik 2018 sapo po ndodhte shkëmbimi kokainës. Momenti që Ervis Zylfi hapi bagazhin e makinës dhe po nxirrte sasisë e kokainës, për t'ia dhënë Andrew Knox u gjetën të rrethuar nga oficerët e policisë të cilët i kishin nën survejim dhe i arrestuan.

Gjatë kontrollit të makinës u gjetën 38 kile kokaine dhe disa telefona celularë. Policia thotë se kjo sasi kokaine nëse shitej në rrugë kapte vlerën e 3 milion stërlina. Ndërkohë Ervis Zylfit iu gjetën edhe më pas sekuestruan edhe 35.000 stërlina cash.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco