Arrestohet i liruari me kusht, tentoi të largohej nga Rinasi. Emri

Arrestohet i liruari me kusht, tentoi të largohej nga Rinasi. Emri

18:28, 16/11/2018

Një i liruar me kusht, tentoi të largohej jashtë vendit, por u prangos nga Policia pasi ishte në kërkim që prej muajit maj të këtij viti. Gjykata e Apelit Shkodër kishte rrëzuar lirimin me kusht, ndaj u urdhërua rikthimi në burg i Fatmir Çupit për të vuajtur pjesën tjetër të mbetur të dënimit, 1 vit e 11 ditë.

Famtir Çupi, 32-vjeç akuzohej për veprat penale “Vrasje për shkak të cilësive të veçanta të viktimës” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje i armëve luftarake dhe municionit”. Ai u dënua me 20 vjet burg për vrasjen e një polici në vitin 2005 në Mirditë, ndërsa, pasi bëri 13 vite burg, Gjykata e liroi me kusht. Por, Prokuroria e apeloi vendimin në Gjykatën e Apelit në Shkodër, e cila vendosi për rikthimin në qeli të tij për kryerjen e pjesës së mbetur të dënimit.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë i mundur në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas, pasi 32-vjeçari po tentonte të largohej jashtë vendit.

Njoftimi i Policisë

Fatmir Çupi, 32 vjeç, banues në Mirditë, pasi  Gjykata e Apelit Shkodër me vendimin Nr. 256 datë 08.05.2018, ka rrëzuar lirimin me kusht duke e rikthyer në burg për të vuajtur pjesën tjetër të mbetur të dënimit 1 vit e 11 ditë për veprat penale "Vrasje për shkak të cilësive të veçanta të viktimës" dhe "Prodhim e mbajtje pa leje i armëve luftarake dhe municionit" . Kapja dhe ndalimi i tij u bë i mundur  në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco