Zbardhen detaje e aksidentit, si e shmangu shoferi tragjedinë

Zbardhen detaje e aksidentit, si e shmangu shoferi tragjedinë

17:48, 16/11/2018

Një autobus me gjimnazistë ka rrëshqitur dhe ka dalë nga rruga në kthesat e Qafë Thanës si pasojë e lagështirës. Ka qenë reagimi i shpejtë i drejtuesit, i cili ka arritur të manovrojë duke e përplasur autobusin me bordurën mbrojtëse në krahun tjetër duke shmangur greminën.

Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 16:45, ndërsa nga informacionet e para raportohet se të lënduar kanë mbetur pesë gjimnazistë, por jashtë rrezikut për jetën.

Autobusi me gjimnazistët që kishin qenë në Pogradec për një ekskursion ditor po kthehej në drejtim të Fierit kur është aksidentuar në Qafë Thanë. Ditën e sotme në Pogradec dhe Përrenjas ka pasur disa reshje lokale shiu duke krijuar probleme me qarkullimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco