Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Skandali i gradave ‘komisar’, nën hetim Ardi Veliu dhe vartësit e tij. Emrat

Skandali i gradave ‘komisar’, nën hetim Ardi Veliu dhe vartësit e tij. Emrat

16:40, 16/11/2018
A+ Aa A-

Personat që janë marrë me organizimin dhe mbarëvajtjen e testimit për gradën komisar në Policinë e Shtetit janë nën hetim. Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) referoi në Prokurori një kallëzim për shpërdorim detyre pasi gjatë zhvillimit të testimit janë gjetur shkelje te renda procedurale. Sipas kallëzimit, veprimet do t’i verifikohen të gjithë zinxhirit drejtues të Policisë, si anëtarë të komisionit të gradave.

Mësohet se komisioni përgjegjës për organizimin e konkursit përbehej nga vetë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, zëvendësja e tij përgjegjëse për kufirin Aida Hajna, drejtoi i akademisë së sigurisë, Bilbil Mema dhe Sokol Bizhga e Ali Allaraj.

Mësohet se SHÇBA ka gjetur shkelje në anulimin e testimit të parë të kryer me 7 nëntor.

Testimi i zhvilluar në ambientet e Akademisë së Policisë u monitorua nga afër nga drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe anulimi i tij ka ngritur dyshime se shkaku nuk është ai që thuhet nga policia.

Ky konkurs u anulua me urdhër te drejtorit të përgjithshëm, Ardi Veliu, me justifikimin se integriteti i procesit u cenua pasi disa oficerë të policisë kishin kopjuar.

Konkurrentët iu nënshtruan një testi me alternativa të cilat korrigjoheshin nëpërmjet një pajisjeje elektronike të quajtur “skadron” dhe përgjigjja merrej brenda ditës. Sindikata e policeve e ka quajtur arbitrar vendimin e Ardi Veliut.

Konkursi ishte vendosur të mbahej me 15 Nëntor, por 470 efektivet që garojnë për 133 grada komisar, as nuk u futën në sallat e testimit për shkak të riformatimit të pyetjeve dhe procedurës së zhvillimit të testit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco