Drama e 28-vjeçares me dy fëmijë, burri e dhunon, nëna i kërkon të prostituojë

Drama e 28-vjeçares me dy fëmijë, burri e dhunon, nëna i kërkon të prostituojë

16:30, 16/11/2018
A+ Aa A-

Një historia plot drama e një 28-vjeçare është bërë sot pjesë e emisionit “Me zemër të hapur” në TV “News24”. E ftuar në studion e emisionit, përballë moderatores Evis Ahmeti, Alma tregon se u martua në vitin 2010 dhe se pas 2 – 3 muaj njohje dhe fejese ngeli shtatzënë. Kjo i detyroi të bënin dasmë dhe të martoheshin me Ylberin. Gjatë martesës erdhën në jetë 2 fëmijë, 2 djem të cilët aktualisht janë 8 dhe 6 vjeç (shkojnë në klase të tretë  dhe të parë).

Gjatë martesës burri punonte dhe blenë tokë, me pas ndërtuan në atë tokë edhe një shtëpi private, por marrëdhënia në çift nuk po shkonte si duhej.  Sipas 28-vjeçares bashkëshorti e dhunonte, abuzonte me drogat dhe e tradhtonte me të tjera. Kjo solli ndarjen dhe Alma ju drejtua gjykatës, para 2 vitesh është bërë dhe divorci. Gjykata vendosi që kujdestarinë e fëmijëve t’ia lërë asaj ndërsa ish-bashkëshorti të paguante në total për të dy djemtë një pension ushqimor prej 15 mijë lekë (të reja).

Prindërit e saj janë divorcuar që kur ajo ishte 16 vjeçe dhe shkoi të jetonte me nënën, e cila vete nuk ka banesë, por jeton ne një shtëpi me qira. Babai nuk ishte dakord për divorcin, sipas tij ajo duhej të duronte dhunën e burrit, pasi nuk kishte ku të shkonte dhe që atëherë nuk flet dhe s’ka asnjë komunikim me të. Për të disatën herë nëna është zënë me të dhe e ka nxjerrë përjashta nga shtëpia se bashku me 2 fëmijët e vegjël. Aktualisht ajo është strehuar për pak ditë te shtëpia e tezes, por ka ngelur në qiell të hapur.

Punonte prej disa vitesh në një fabrike, këto ditë e ka lënë sepse nuk ka ku të lërë fëmijët. Pasi është konfrontuar me të ëmën fizikisht kanë shkuar të dyja në polici dhe kanë firmosur që nuk do t’i afrohen me njëra-tjetrës. Nëna thotë Alma e ka detyruar të marre kredi për të paguar qiranë e shtëpisë, i ka thënë që do të jetojë jetën e saj dhe nuk e ndihmon më. Madje ajo e akuzon nënën se i ka kërkuar edhe të prostituoje për të fituar disa para, gjë që ajo se ka bërë kurrë.

Ish-burri i ka kërkuar disa herë t’i marrë ai fëmijët, por ajo thotë se do t’ia jap vetëm atëherë kur te vdes. Ai ka pasuri, por jep për fëmijët vetëm pensionin ushqimor te vendosur nga gjykata. Gjatë martesës për shkak të dhunës Alma është pajisur 2 herë me urdhra mbrojtje.

Ish-burri është këngëtar popullor, por ka pasur probleme me drejtësinë, është arrestuar edhe nga policia pasi ka telefonuar Alma dhe ka kërkuar ndihmë. Sot 28-vjeçarja kërkon ndihme pasi është ne qiell te hapur me 2 fëmijët e saj.

“Unë dua ndihmë, por nuk mund të kthehem kurrë te banesa e ish-burrit tim. Ai më ka dhunuar tërë jetën, më ftohen duart sa më afrohet e të më prekë. S’i harroj ato skena dhune. Shkova një vit më parë dhe pastrova shtëpinë dhe më erdhi kunata dhe më tha; ik që këtej se të ka marrë veç për pastruese. Dua një tjetër zgjidhje”, tha Alma.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco