VIDEO/ I zënë parkimin, taksisti i çan gomat makinës

VIDEO/ I zënë parkimin, taksisti i çan gomat makinës

16:07, 16/11/2018
A+ Aa A-

Me siguri i keni vënë re vendet e shënjuara vetëm për taksitë në Tiranë, e ndoshta ajo që nuk keni ditur është se taksistët paguajnë taksë vjetore të konsiderueshme për atë vend.

Por përtej këtyre, JOQ ka bërë publik një të kapur në flagrancë, teksa një shofer-taksist i ka çarë gomat një makine që kishte parkuar në vendin e rezervuar për të.

Në video shihet se si shoferi hap dyert e taksisë, hyn mes tyre dhe me një kaçavidë në dorë i çan gomat mjetit të parkuar në vendin e tij.

‘Sa për dijeni çdo taksist paguan 280 mijë lekë në vit për atë vend të rezervuar dhe po kalojë qoftë vetëm një ditë pa paguar taksën marrin gjobë 100 mijë lekë.

Askujt nëpër botë nuk ia mban të parkojë makinën në stacionet e taksive sepse pasojat mund të jenë shumë më të rënda se sa një çarje gome’, shkruan denoncuesi.

E megjithatë ka vend të thuhet se taksistit mund të kishte vepruar me anë të organeve kompetente për këtë shkelje, por si duket ka preferuar ta marrë vetë situatën në dorë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco