Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

VIDEO/ Lidhja, vrasja e greko-australianit dhe droga e kapur një ditë më parë në Ekuador

VIDEO/ Lidhja, vrasja e greko-australianit dhe droga e kapur një ditë më parë në Ekuador

10:08, 16/11/2018
A+ Aa A-

Një kordimin i policive të disa vendeve ka bërë të mundur shkatërrimin e një klani të fuqishem që transprtonte kokainë nga Ekuadori në vende të tjera.

Kishte arrestime në Ekuador por edhe në Greqi. Ndërkohë mediat në Athinë kanë filluar të bëjnë lidhjet e vrasjes së një biznesmeni greko australian pak ditë më parë në Greqi dhe sasisë së drogës së kapuur nga polcia e cila duket se në një pjesë të madhe kishte si desstinacion Australinë.

Dalin detaje të reja në lidhje me operacionin “Impacto 444”, i cili u zhvillua në Ekuador dhe në Greqi, ndërsa u bllokua një sasi prej 350 kg kokainë.

Autoritetet kanë nisur hetimet për grupin e arrestuar, të cilët dyshohen se qëndrojnë pas vrasjes së biznesmenit grek, Janis Makris, 46 vjeç. Operacioni për goditjen e trafikut të drogës ka çuar deri tani 11 persona në pranga, mes tyre edhe dy vëllezër shqiptarë.

Vrasja e biznesmenit grek dyshohet të jetë bërë nga ky grup i strukturuar kriminal. Greku i vrarë  në Athinë  ditë më parë ishte bosi i mafias dhe i drogës në Australi, ndërsa shtypi grek ka shkruar disa herë duke denoncuar aktivitetin e paligjshëm të 46-vjeçarit.

Ndërkohë pas vrasjes, mediat australiane hodhën dyshime se vrasësi i biznesmenit mund të ishte një shtetas shqiptar. Gjithashtu mediat greke hodhën aludime të forta se kokaina e sekuestruar gjatë operacionit ndërkombëtar në Ekuador ishte porositur nga mafia shqiptare, por pa dhënë shumë detaje.

Prej shtatorit 2018 e deri ditën e arrestimit, të dyshuarit kanë krijuar një organizatë kriminale me qëllim trafikimin e drogës nga Ekuadori drejt Australisë nën drejtimin e dy grekëve Apostolis Leusis dhe Vasilis Spiridonakos si dhe shqiptarit Ilia Papa.

Pazaret e drogës dhe konkurrenca dyshohet si një ndër pistat kryesore, e cila ka çuar në ekzekutiminin e biznesmenit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco