Sulmi me armë në Podujevë, ndërron jëtë njëri nga të plagosurit

Sulmi me armë në Podujevë, ndërron jëtë njëri nga të plagosurit

09:41, 16/11/2018
A+ Aa A-

Një nga të plagosurit nga të shtënat me armë në Podujevë gjatë mbremjes së kalura ka ndërruar jetë në QKUK. Kurse tjetri sic bëjnë me dije burime mediatike është në gjendje të rëndë shëndetsore.

“Njëri ka vdekur, ndërsa tjetri është në gjendje të rëndë në intensiv”, ka thënë Shpend Fazliu, zëdhënësi i QKUK-së.

Njëri nga të dyshuarit ka shtënë me kallashnikov në drejtim të dy personave të cilët ishin në veturë.

Ndërsa, Policia ka dhënë detaje lidhur me plagosjen.

“Rreth orës 22:00, policia ka marrë informatën se në fshatin Surkish të Komunës së Podujevës ka ndodhur një plagosje me armë zjarri. Dy persona janë plagosur nga arma e zjarrit dhe të njejtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rastin në fjalë”, ka thënë Agron Borovci.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco