‘I arratiset’ Policisë, shpallet në kërkim shoferja 22-vjeçare

‘I arratiset’ Policisë, shpallet në kërkim shoferja 22-vjeçare

18:12, 15/11/2018
A+ Aa A-

Një e re 22-vjeçare, është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës.

Sipas burimeve zyrtare të Policisë Vendore, mësohet se u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e R. Sh. 22 vjeçe, banuese në Tiranë, sepse në bulevardin “Dëshmorët e Kombit’, duke drejtuar  mjetin e saj  nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë Rrugore për të ndaluar, pasi kishte shkelur sinjalistikën.

Komisariati i Policisë Nr. 1

Më datë 14. 11. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetases R. Sh. 22 vjeçe, banuese në Tiranë, sepse në bulevardin “Dëshmorët e Kombit’, duke drejtuar  mjetin e saj  nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë rrugore për të ndaluar, pasi kishte shkelur sinjalistikën. Neni 242 i Kodit Penal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco