Vrasja mafioze dje në Shkodër, çfarë deklaruan në polici familjarët e viktimës

Vrasja mafioze dje në Shkodër, çfarë deklaruan në polici familjarët e viktimës

16:37, 15/11/2018
A+ Aa A-

Ende nuk ka një pistë se pse u qëllua dje në Shkodër, mbi 40-vjeçarin Fatos Ferracaku, baba i 4 fëmijëve.

Mbi 40 persona janë shoqëruar në komisariatin e Shkodrës për tu marrë në pyetje për ekzekutimin e Fatos Ferracakut, por ende nuk ka asnjë të dyshuar.

Ndërkohë mësohet se familjarët e Fatos Ferracakut kanë deklaruar në policinë e Shkodrës se “nuk kanë konflikte me askënd”. Nga marrja në pyetje e dëshmitarëve grupi hetimor ka arritur të sigurojë të dhënat të pakta për të rënë në gjurmët e autorëve.

Po ashtu nuk dihet ende nëse vrasja e Fatos Ferracakut është kryer nga të njëjtit persona që ekzekutuan kushëririn e tij Arjan Ferracaku më 1 shtator të këtij viti. Atentati ndaj biznesmenit mbetet ende enigmë. Të dy si Arjan ashtu dhe Fatos Ferracaku, nuk kanë qenë persona me precedentë penalë.

Një ditë pas vrasjes në Drejtorinë e Policisë së Shkodrës shkoi edhe Drejtori për Rendin dhe Sigurinë publike Gjovalin Loka dhe një Prokuror i Krimeve të Rënda.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco