FOTO/ Ja kush është shqiptari, kreu i trafikut të kokainës nga Ekuadori. Emri

FOTO/ Ja kush është shqiptari, kreu i trafikut të kokainës nga Ekuadori. Emri

16:06, 15/11/2018
A+ Aa A-

Pas operacionit ndërkombëtar anti-drogë që u shtri në Ekuador dhe Greqi, u arrestuan 11 persona.

Mësohet se në sajë të këtij operacioni janë arrestuar 8 persona ne Ekuador dhe 3 në Greqi, mes të cilëve edhe një shqiptar që konsiderohet si kreu i organizatës bashkë me dy grekë.

Shqiptari i arrestuar është Ilia Petro Papa dhe ka lindur me 04. 12. 1977 ne Elbasan, ndërsa banon në Kolargou të Athinës. Operacioni është zhvilluar mbrëmjen e 13 nëntorit dhe orët e para të datës 14.

Nga aksioni janë sekuestruar rreth 300 kg kokainë në një veliere me destinacion Australinë. Thuhet se aty do të shkarkohej pjesa më e madhe e drogës, dhe pjesa tjetër do të vinte në Greqi.

Mediat greke raportojnë se kokaina e sekuestruar gjatë operacionit ndërkombëtar në Ekuador ishte porositur nga mafia shqiptare.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco