U arrestuan tek ‘VOL- VO’ 4, ‘arrest shtëpie’ dy ish-deputetëve të PS

U arrestuan tek ‘VOL- VO’ 4, ‘arrest shtëpie’ dy ish-deputetëve të PS

14:03, 15/11/2018
A+ Aa A-

Lirohen nga burgu dy ish-deputetët e PS-së Arben Ndoka dhe Arben Cuko, të cilët u arrestuan në sajë të operacionit ‘Vol-Vo4’.

Mësohet se gjykata i ka caktuar atyre masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’. Ndërkohë që grupi i Avdylajve nga Shijaku është lënë në burg.

Njoftimi i Policisë për arrestimin e Arben Çukos në 22 tetor 2018:

Policia e Shtetit ka ekzekutuar urdhër arrestin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për ish-Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve A. Ç. A. Ç. dyshohet se është i përfshirë në korrupsion pasiv, gjatë kohës që ushtronte detyrën e Drejtorit të Burgjeve. Urdhër arresti u ekzekutua të dielën pasdite dhe aktualisht A. Ç, është i ndaluar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Njoftimi i Policisë për arrestimin e Arben Ndokës:

Policia e Shtetit ka ekzekutuar urdhrin e arrestit për shtetasin A. N., 46 vjeç, nga Lezha, për të cilin Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën “Arrest në burg”. Ai dyshohet për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Shpërdorimi i tokës”, në kuadër të një grupi kriminal, të përfshirë në tjetërsim tokash. Hetimi disa mujor ka mbledhur prova dhe se ky grup kriminal dyshohet si i implikuar në abuzimet me troje shtetërore në zonën e Lezhës dhe Kurbinit, përmes falsifikimit të dokumenteve e vulave etj.

Në mars 2018, Policia e Lezhës hetoi një grup kriminal që dyshohej se ishte lidhur me abuzimet toka e troje në zonën e Shëngjinit dhe ndaloi 12 persona, mes tyre edhe Kryetari i Bashkisë Lezhë, ndërsa 11 u shpallën në kërkim. Ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin akuzohen se kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, Lezhë. Megjithë provat e forta të paraqitura nga Policia dhe Prokuroria, Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë dhe Gjykata e Apelit Shkodër, ndryshuan masat për një numër të konsiderueshëm shtetasish, mes tyre edhe Kryetari i Bashkisë Lezhë, si dhe 2 shtetas të ri-shpallur në kërkim. Gjithashtu disa ditë më parë, Policia e Lezhës goditi një tjetër grup prej 11 ish-zyrtarësh të Hipotekës, aktiviteti i të cilit dyshohet se lidhet me tjetërsimin e tokave në këtë qark.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco