Përleshje e madhe në Shkodër për një ... vajzë

Përleshje e madhe në Shkodër për një ... vajzë

22:39, 14/11/2018
A+ Aa A-

Një tjetër ngjarje ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Shkodër.

Dy grupe të ndryshme janë përleshur njëri me tjetrin.

Ngjarja ka ndodhur tek zona e njohur si ‘Lulishtja’ pas tregut valutor përballë kishës ortodokse.

Një person ka marrë goditje të shumta në fytyrë dhe trup.

Në këtë sherr janë përfshirë 8 persona.

Policia ka mbërritur në vendngjarje ndërsa 5-6 prej atyre që u përfshinë në këtë ngjarje janë proceduar nga policia.

Sipas burimeve i gjithë ky sherr ka ardhur për shkak të një vajze.

Një nga personat ka ngacmuar vajzën në fjalë gjë e cila ka sjellë irritimin e grupit tjetër duke sjellë këtë sherr të madh mes tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco