‘Sukses’ i Policisë në Tiranë, kap personin që ‘vidhte’ nëpër kosha mbeturinash

‘Sukses’ i Policisë në Tiranë, kap personin që ‘vidhte’ nëpër kosha mbeturinash

22:06, 14/11/2018
A+ Aa A-

Një njoftim jo i zakonshëm është shpërndarë zyrtarisht nga Policia. Sipas këtij njoftimi, mësohet se në Tiranë, është kapur një person që “vidhte” nëpër koshat e mbeturinave, materiale të riciklueshme.

Për këtë rast, Policia vendore, saktëson se, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për S. Z., 44 vjeç, banues në Tiranë, sepse në rrugën e “Barrikadave”, punonjësit e Policisë Bashkiake, e kanë kapur duke marrë mbetje të riciklueshme brenda kontenierit të Bashkisë.

Komisariati i Policisë Nr. 3

Më datë 13. 11. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për shtetasin S. Z., vjeç 44, banues në Tiranë, sepse në rrugën e “Barrikadave”, punonjësit e Policisë Bashkiake, e kanë kapur duke marrë mbetje të riciklueshme brenda kontenierit të Bashkisë. Neni 134 i Kodit Penal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco