Ndodh edhe kjo, drejtoresha e kopshtin nuk lejon babanë të takojë fëmijën

Ndodh edhe kjo, drejtoresha e kopshtin nuk lejon babanë të takojë fëmijën

21:25, 14/11/2018
A+ Aa A-

Një histori e padëgjuar vjen nga Kuçova. Një drejtoreshë kopshti, nuk lejon një baba të takojë fëmijën e tij të mitur.

Sipas burimeve të Policisë Vendore, mësohet se A. K. 38 vjeç, banues në Sarandë, kallëzon se drejtoresha e kopshtit P. K., 57 vjeçe, banuese në Kuçovë, nuk e lë të takojë fëmijën e tij të mitur që e ka në kujdestari ish-bashkëshortja e tij.

Komisariati i Policisë Kuçovë

Më 13. 11. 2018, shtetasi A. K. vjeç 38, banues në Sarandë, kallëzon se drejtoresha e kopshtit shtetasja P. K., vjeçe 57, banuese në Kuçovë, nuk e lë të takojë fëmijën e tij të mitur që e ka në kujdestari ish-bashkëshortja e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Berat, për vlerësim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco