Mafia e basteve online, del emri i Igli Tares/ Kompania që ka në Shqipëri

Mafia e basteve online, del emri i Igli Tares/ Kompania që ka në Shqipëri

20:10, 14/11/2018
A+ Aa A-

Një rrjet mafioz që kontrollonte bastet online në Itali, është goditur këtë të mërkurë nga autoritetet anti-mafia në vendin fqinj.

68 persona janë arrestuar dhe mbi 1 miliard euro, asete janë sekuestruar, në ketë operacion të shtrirë në Pulia, Calabri dhe Sicili, por aktiviteti shtrihej në shumë vende te tjera të Europës, përfshi edhe Shqipërinë.

Por si funksiononte skema?

Grupet mafioze, blinin kryesisht në Maltë liçencat për të hapur baste online duke shmangur legjislacionin italian. Me anë të pikave të basteve të ngritura në disa qytete në Itali, ata u ofronin këtë shërbim lojtarëve, por paratë nuk kalonin nëpërmjet sistemit bankar, por banka ishte mafia, e cila përllogaritet të ketë përfituar nga e gjithë kjo skemë, deri në 4.5 miliardë euro.

Nje tjeter fakt që kanë evidentuar autoritetet, është se pagesat bëheshin në dorë dhe jo siç duhet të funksiononte normalisht, nepërmjet bankës apo llogarisë së një klienti të regjistruar.

Raportohet se të gjitha fitimet, kryesisht janë investuar në pasuri të palujatshme.

Një fakt që ka shtuar dyshimet lidhur me personat e përfshire, është jeta e luksit që ata bënin. Janë mbajtur nën vëzhgim rrjetet e tyre sociale, ku ata publikonin fotografi me makina, ora por edhe udhetime luksoze, duke mos arritur të justifikonin të ardhurat.

Por çfarë roli ka pasur Shqipëria në gjithë këtë histori? Sipas autoriteteve italiane, e gjithë skema e mashtrimit, ishte e ndërtuar me anë të një kompanie të regjistruar në Curacao, e cila është tërësisht në pronesi të një kompanie shqiptare “Remonte Betting Solution”, pronë e faqes se internetit “Revolutionbet365.com” që përdorej nga grupet mafioze.

Për pastrimin e parave, ato depozitoheshin në llogarinë e kompanisë në Curacao, me pas tranferoheshin ne Shqipëri, për të shkuar përsëri në Curacao dhe me pas kaloni në Itali, si para të pastra. Pjesë e kësaj skeme ishte dhe një kompani e dhënies së makinave me qera në vendin fqinj, e cila i kalonte të gjitha fitimet në Shqipëri ku ndiqej e njejta rrugë për pastrimin e tyre, shkruan Vizion+. 

Ndër të tjera, tek pjesa e dosjes për Shqipërinë thuhet:

Kontaktet e para regjistrohen me avokatin Mirko Daidone, të cilit Fabruzio Gerolla i drejtohet duke i kërkuar informacione mbi një shoqëri bastesh te drejtuara nga vëllezërit Tare, me 400 dyqane ne të gjithë Shqipërinë, e interesuar për tu përhapur nën emrin ‘BET1128’. 

Shoqeria shqiptare, për të cilën është i interesuar Gerolla, është ‘Top Bast’. Rezulton që Top Bast ka një kapital prej 22 mln lekë, e ndarë në 22000 kuota me vlerë normale 1000 lekë secila, në zotërim të Ermal Bajramit. Nga faktet, shoqëria është e vëllezërve Genti dhe Igli Tare, respektivisht konsull i Shqipërisë në Turqi dhe drejtor sportiv i Lazios.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

sehiri15/11/2018 12:09

"krist",me nje fjal te rri pa merak une,nuk ka lidhje me Olsi Ramen kjo,qe eshte shefi i basteve ne Albani? Cudi e madhe po me duket!

Comi15/11/2018 00:20

Une jam pjese e basteve nee Shqiperi.Keto informacione qe jepen ne kete shkrim jane te paverteta.Kompania Top Bast eshte e falimentuar qe nga viti 2015.Vellezerit Tare nuk kane te bejne fare.Te gjithe ne qe merremi ose u morem me baste e dime.I njoh personalisht dhe Ju lutem mos i beni pis me keto shkrime.Nqs doni te keni me shume informacion e keni te lehte duke pyetur pronaret e kompanive te basteve!

Krist14/11/2018 23:42

Per sehiri-Babai i ketyre vellezerve Tare,ka qene sportist,me hedhjen e gjyle-cekici.Sic duket sporti ,ka lidhur babain e Tareve,me Ramen.

sehiri14/11/2018 20:29

Mir ky palloshi i kuq,se n'pun t'vet eshte ,po ket tjetrin qe e ka bo konsull ku e gjeti Hale Rama?! Eshte i pa pare,Noriega i vjen ke maja gishtit . Burgu s'esht asgje per kete monster!

Shto koment

Denonco