Zbardhet dinamika, si u realizua vrasja në Shkodër, një polic i ndoqi me vrap

Zbardhet dinamika, si u realizua vrasja në Shkodër, një polic i ndoqi me vrap

19:57, 14/11/2018
A+ Aa A-

Disa detaje të reja janë zbardhur sot, pas vrasjes së Fatos Ferracakut dhe plagosjen e Fatmir Mehaj në Shkodër. Policia po punon për zbardhjen e plote të kësaj ngjarje ndërsa ende nuk ka rënë në gjurmët e autorëve të mundshëm.

Burime të Policisë Vendore, duke ju referuar dëshmive nga vendngjarja bëjnë me dije se autori ka pasur të veshur një xhaketë ngjyrë të kuqe me të bardhe. Në kokë ka pasur skafandër ngjyre të kuqe. Autori është ulur nga motori shumë shpejt. Ai është afruar deri në rreth 10 metër. Autori ka qëlluar në ecje e sipër. Pasi ka qëlluar objektivin që ishte Fatos Ferracaku i është afruar dhe e ka qëlluar edhe dy herë në koke viktimën për tu siguruar se ka vdekur. Autori ka qëlluar vetëm me njërën dore ndërsa raportohet se ka pasur një saktësi të madhe duke qenë preciz, pra një vrasje profesioniste. Me pas është larguar duke hipur në motor.

Sapo ka hipur ne motor, autori ka qenë duke futur pistoletën brenda por ende pa e futur ne brez e ka drejtuar në ajër dhe ka qëlluar edhe njëherë duke dhënë një lloj mesazhi. Autori që qëlloi xhamin e skafandër e ka pasur të hapur por nën të sipas burimeve ka pasur një kapuç, pra ka qenë i maskuar.

Motori që u gjet duke u djegur në Zooteknikë ka qenë ngjyre gri tip TMAX 550 kubik, një motor që ka një shpejtësi të madhe. Edhe pse kane qenë shumë njerëz duke kaluar në atë moment autori nuk ka gabuar në asnjë prej plumbave.

Një efektiv i policisë që ishte civil është afruar në vendngjarje dhe ka tentuar që ta ndjekë autorin duke vrapuar por ata janë larguar me shpejtësi të madhe me motor.

Personi tjetër ka ndenjur pa lëvizur në motor dhe e ka mbajtur të ndezur me kokën e kthyer nga personi që qëlloi Fatos Ferracakun.

Drejtuesi i motorit sipas burimeve edhe ai ka pasur skafandër në kokë ndërsa ka qenë i veshur me rroba ngjyre gri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco