Vrasjet në Shkodër, ja motivi që dyshohet për vrasjet e Ferracakëve

Vrasjet në Shkodër, ja motivi që dyshohet për vrasjet e Ferracakëve

18:32, 14/11/2018
A+ Aa A-

Shkodra u trondit sërish mesditën e sotme nga një tjetër ngjarje e rëndë kriminale.

Në vendin e quajtur ‘Markata Rus’ në lagjen ‘Partizani’, 31-vjeçari Fatos Ferracaku u ekzekutua me 8 plumba në kokë, ndërsa miku i tij Fatmir Mehaj mbeti i plagosur.

Motivi i krimit nuk dihet ende, ndërsa një burim tha se policia ka dyshime që Ferracakët kanë dijeni për vrasjen e ish-policit Boran Bërçana dhe bashkëjetueses së tij Silvi Ndoci, prandaj po ekzekutohen për të humbur gjurmët e krimit.

Për Arjan Ferracakun që u ekzekutua teksa shëtiste me kalë më 1 shtator, u hodh në media teza se ai mund të ishte ekzekutuar gabimisht.

Por burimet i thanë Lapsi.al se ai ka parë vrasjen e ish policit dhe bashkëjetueses së tij. Për të njëjtin motiv, pra të faktit qe kane dijeni për këtë ngjarje, duket se është ekzekutuar sot edhe kushëriri i tij, Fatos Ferracaku.

Ferracaku, tregtar peshku në markatë, u vdiq në spital.

Dëshmitarë të vrasjes ishin dhjetëra qytetarë, të pranishëm në këtë zonë të populluar të Shkodrës.

Autorët e vrasjes u larguan nga merkata me motor. Sipas dëshmitarëve të shumtë, ata ishin të maskuar.

Motori që përdorën vrasësit u gjet i djegur në një lagje periferike të Shkodrës. Policia ka shoqëruar disa persona deri më tani, por ende nuk dihet kush janë autorët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco