Zbardhen detajet, shqiptari Ilia dhe dy grekë organizatorët e trafikimit të 300 kg kokainë

Zbardhen detajet, shqiptari Ilia dhe dy grekë organizatorët e trafikimit të 300 kg kokainë

16:55, 14/11/2018
A+ Aa A-

Rindërtuar skema e një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës. DEA amerikane dhe policia greke kanë zbuluar dhe identifikuar personat e implikuar të cilët u nisën me një varkë me vela nga Ekuadori për në Australi në muajin shtator të këtij viti, brenda së cilës u gjetën 300 kg kokainë.

Nga hetimet është zbuluar se dy grekë dhe një shqiptar janë “truri” i këtij rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës. Dy grekët e arrestuar janë biznesmenë, njëri pronar i një lokali kurse tjetri merret me shitjen e makinave. Për shqiptarin mësohet se quhet Ilia, raporton shtypi grek.

Dyshohet se varka me 300 kg kokainë me vlerë 1.5 milionë Euro, nga Australia do të përfundonte në Greqi dhe më pas lënda narkotike do shpërndahej nëpër Europë.

Hetimet e përbashkëta mes DEA-s amerikane dhe policisë greke çuan në zbulimin e kësaj skeme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco