Me plumb në kokë…. kronologjia e një krimi të rëndë, detajet nga vrasja në Shkoder....

Me plumb në kokë…. kronologjia e një krimi të rëndë, detajet nga vrasja në Shkoder....

13:48, 14/11/2018
A+ Aa A-

Ishin ulur duke pirë kafe por janë qëlluar me bresheri armësh, njeri ka vdekur i qlluar me plumb në kokë dhe një tjetër është plagosur.

Detaje të reja kanë dalë nga atentati mafioz në Shkodër ku në lagjen ‘Rus’ mbeti i vrarë Fatos Ferracaku, 31, vjeç dhe u plagos Fatmir Mehja pasi dy persona u afruan me motor dhe qëlluan 8 herë në drejtim të tyre.

Mesohte nga burime se autori ka zbritur nga motori dhe ka qëlluar Ferracakun në kokë, ndërsa Fatmir Mehaj ka ndërhyrë, por autori e ka qëlluar në këmbë duke e lënë të plagosur.

Image

Ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditen e sotme në Shkodër, ku ka mbetur i vrarë shtetasi biznesmeni Fatos Ferracaku, 31-vjeç dhe u plagos Fatmir Mehja.

Mësohet se dy persona kanë qenë autorë të ngjarjes, të cilët udhëtonin me një motor.

Sipas raportimeve të dëshmitarëve në vendngjarje dhe policisë lokale,  kanë qënë dy persona të maskuar që lëviznin me një motorçikletë që  qëlluan në drejtim të 31 vjeçarit, ku plumbat më pas  kapën edhe tregtarin e peshkut, pasi të dy po qëndronin me njëri  tjetrin. 

Plumbat e kapën në kokë, gjoks dhe këmbë 31 vjeçarin që  rezultuan edhe fatal për të, pasi humbi jetën në spital, ndërsa shtetasi  tjetër ndodhet jashtë rreziku për jetën, pasi plumbat  e goditën në pjesën e legenit dhe kofshë. Autorët kanë shpejtuar të  ikin nga vendi i ngjarjes dhe disa metra më tutje, në zonën e njohur si  Livadhe kanë djegur motorrin me të cilin lëviznin dhe janë larguar në  drejtim të paditur. 

Policia bëri shoqërimin në  komisariat të disa tregtarëve që rezultojnë dëshmitarë okularë, ndërsa  në ndihmë pritet ti vijnë edhe kamerat e sigurisë të subjekteve përreth.  

Image

Viktima rezulton kushëri i Arjan Ferracakut, i vrarë pak muaj më parë  në zonën e Livadheve në Shkoder, ngjarje për  të cilën policia nuk ka ende autor të dyshuar.

Të paqarta mbeten  shkaqet e kësaj ngjarje të radhës që trondit kryeqendrën e veriut, duke rënduar bilancin e vrasjeve dhe plagosjeve pa autor.

Image

Fatos Ferracaku tregtonte peshk në markatën në lagjen rus, dhe dyshohet se ka qenë objektiv i këtij atentati.

Policia thotë se janë ngritur pika kontrolli në disa nga lagjet e qytetit. FNSH ka mbërritur pak minuta më parë në lagjen Kiras, ku po bëhen kontrolle.

Te dy viktimat e sotme kanë qenë tregtarë peshku në qytetin verior i cli është tronditur shumë kohët e fundit nga krime të rënda.

Krimi i rendë ndodhi vetëm një ditë pas vizitës në këtë qytet të drejtuesit të Ministrisë së Brendëshme SanderLl eshi. Ai kërkoi rritjen e sigurisë në këtë qytet. Por gjithashtu krimi vjen edhe pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili duke iu referuar ngjarjeve kriminale u shpreh se “kokat hënkshin”.

Image

Ja njoftimi paraprak i policisë për ngjarjen:

Sot rreth orës 11:15 në lagjen “Partizani” në vendin e quajtur ‘Merkata Rus’, dyshohet se dy persona me motoçikletë kanë qelluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit F.V. 31 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Nga të shtënat është plagosur dhe shtetasi F.M., i cili ndodhet jashtë rreziku për jetën nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Policia e Shkodrës e mbështetur nga FNSH Shkodër ka ngritur pika kontrolli dhe në gjithë zonën ku dyshohet se janë larguar autorët.

Policia ka gjetur dhe një mjet motoçikletë të djegur, që dyshohet se u përdor nga autorët, në lagjen ‘Guerrile”.

Po punohet intensivisht  për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco