Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

FOTO/ Apel, prindërve shqiptarë: Largojini urgjent nga fëmijët këto lodra dhe asgjesojini!

FOTO/ Apel, prindërve shqiptarë: Largojini urgjent nga fëmijët këto lodra dhe asgjesojini!

13:43, 14/11/2018
A+ Aa A-

Kosova u ka bërë thirrje tregtarëve dhe prindërve që të largojnë menjëherë nga fëmijët disa lodra të rrezikshme për shëndetin. më 13 nëntor 2018, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, e cila ka publikuar listën e lodrave dhe fotot e tyre njoftoi se është duke punuar vazhdimisht që produktet në treg të jenë cilësore dhe në harmoni me legjislacionin evropian.

"Në vazhdën e kontrollit të produkteve që shiten apo tregtohen në tregun e Kosovës, - thuhet në njoftim, - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, muaj me parë ka marrë mostra të lodrave dhe i ka dërguar për analiza në Holandë. Pas pranimit të rezultateve, Inspektorati i Tregut ka larguar nga tregu lodrat e rrezikshme dhe ka asgjësuar ato.

Gjithashtu kemi bërë takime të vazhdueshme dhe kemi dërguar informacione tek inspektoratet komunale që edhe në fshatrat më të thella të bëhet një inspektim i tillë dhe nëse gjendet lodra të tilla të largohen nga tregu.

Mirëpo duke pasur parasysh që këto lodra të lartcekura kanë qenë në përdorim për një kohë të gjatë në përdorim në Republikën e Kosovës dhe mund të gjenden edhe në shtëpitë tona.

Për këtë Ministria e Tregtisë dhe Industrisë njofton të gjithë qytetarët se këto lodra që shihen bashkangjitur në foto janë të rrezikshme në bazë të analizave që i kemi bërë në laboratorin SGS në Holandë dhe kërkojmë nga qytetarët që sa më shpejt t’i largojnë nga shtëpitë e tyre dhe t’i asgjësojnë," përfundon njoftimi.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco