Shpërthen bombola e gazit, shkrumbohet shtëpia dhe plagoset një person

Shpërthen bombola e gazit, shkrumbohet shtëpia dhe plagoset një person

21:46, 13/11/2018
A+ Aa A-

Policia e Elbasanit ka bërë të ditur se në fshatin Katundi Ri, në banesën e I. L., nga pakujdesia ka shpërthyer bombola e gazit. Për pasojë janë djegur orenditë shtëpiake të një dhome si dhe është plagosur I. L., i cili pasi mori mjekim në spital, u largua për  në banesë.

Komisariati i Policisë Elbasan

Më datë 12. 11. 2018 , në fshatin Katundi Ri - Elbasan, në banesën e shtetasit I. L., nga pakujdesia ka shpërthyer bombola e gazit, ku janë djegur orenditë shtëpiake të një dhome si dhe është lënduar lehtë shtetasi I. L., i cili pasi mori mjekim në spital, u largua për  në banesë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për ngjarje aksidentale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco