Masakrohet nga 4 persona një 46-vjeçar në një lokal në Laç

Masakrohet nga 4 persona një 46-vjeçar në një lokal në Laç

17:14, 13/11/2018
A+ Aa A-

Masakrohet fizikisht nga katër persona ende të paidentifikuar, një 46-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në një lokal në qytetin e Laçit. Denoncimi në polici është bërë nga i dhunuari, shtetasi A. Sh., 46 vjeç.

Sipas Policisë vendore, mësohet se “më datë 13. 11. 2018, u referuan materialet dhe punohet për identifikimin e kapjen e autorëve, pasi rreth orës 05:50, ka telefonuar shtetasi A. Sh., 46 vjeç, banues në Laç, se në një lokal në Laç, është dhunuar fizikisht dhe me mjete të forta nga katër shtetas të paidentifikuar”.

Mësohet se A. Sh., ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmën e nevojshme mjekësore.

Sipas Policisë, janë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe janë shoqëruar në ambientet e policisë disa persona si dhe janë sekuestruar kamerat e sigurisë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprat penale "Kanosja" dhe "Plagosje e lehtë me dashje", parashikuar nga nenet 84 e 89 të Kodit Penal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco