Shullazi, ja pse u dënua me 14 vjet burg, vendimi për kërcënimin e Konit e Kules

Shullazi, ja pse u dënua me 14 vjet burg, vendimi për kërcënimin e Konit e Kules

17:00, 13/11/2018
A+ Aa A-

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë sot vendimin përfundimtar për Emiljano Shullazin dhe bashkëpunëtorët e tij.

Sipas vendimit të Gjykatës, Shullazi dënohet përfundimisht me 14 vite burgim për disa vepra penale si ajo e krijimit të një grupi të strukturuar kriminal, ndërsa është shpallur i pafajshëm për kërcënimin ndaj rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni dhe paraardhësit të tij, Dhori Kule.

Ai është shpallur fajtor për shtrëngim dhe kanosjes për dhënie pasurie në dëm të biznesmenit Ylvi Beqaj si dhe për krijim të grupit të strukturuar kriminal.

Akuzat dhe dënimi për Emiljano Shullazin

12 vjet për akuzën "shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie në dëm të shtetasit Ylvi Beqaj".

10 vjet burg për "shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie në dëm të shtetasit Jani Zaka, kryer në bashkëpunim".

I pafajshëm për shkatërrimin e pronës me eksploziv në dëm të shtetasit Jani Zaka.

I pafajshëm për shtrëngim të dhënies së pasurisë për shtetasin Adriatik Kërçuku, pasi nuk provohet fajësia e tij.

I pafajshëm për shkatërrimin e pronës me eksploziv në dëm të shtetasit Adriatik Kërçuku.

Deklarimin e pafajshëm të Emiljano Shullazit të kanosjes për shkak të detyrës për shtetasin Mynyr Koni, pasi nuk provohet fajësia e tij.

Deklarimin e pafajshëm të Emiljano Shullazit të kanosjes për shkak të detyrës në dëm të shtetasit Dhori Kule, i kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, pasi nuk provohet fajësia e tij.

Deklarimin fajtor të shtetasit Emiljano Shullazi për grup të strukturuar kriminal, me 8 vite burgim.

Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, për caktimin e dënimit për disa vepra penale, i pandehuri Emiljano Shullazi dënohet me një burgim të vetëm prej 14 vitesh burgim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Hasanizimi13/11/2018 17:58

Aritmetike "alla juris" 12+10+8=14 !!! Sa me shpejt te shtohet matematika e klases se pare tek Shkolla e Magjistratures

Shto koment

Denonco