Policia nuk ruan dot tezën e saj të provimit, ‘komisarët’ vjedhin pyetjet

Policia nuk ruan dot tezën e saj të provimit, ‘komisarët’ vjedhin pyetjet

16:09, 13/11/2018
A+ Aa A-

Policia nuk ruan dot as tezën e testit të provimit për gradat e larta. Kanë qenë ‘komisarë-kandidatët’që kanë vjedhur tezën e pyetjeve të provimit.

Në datën 7 nëntor rreth 400 punonjës policie në ambientet e Akademisë se Policisë konkurruan për gradën Komisar ku iu nënshtruan një testi quiz me alternativa.

Nga kontrolli i testit rezultoi se 177 kandidate kishin marrë më shumë se 70 pikë dhe u shpallën fitues. Duke u nisur nga piket e grumbulluara dhe mënyra e zgjidhjes se testit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu, e shpalli ketë konkurrim te pavlefshëm pasi rezultoi se teza e zgjidhur e testit ishte vjedhur dhe ishte marre nga aplikantët para nisjes se konkurrimit.

Për këtë arsye konkurrimi u shpall i pavlefshëm dhe do te përsëritet edhe një here me datën 15 nëntor. Për të shmangur të njëjtin fenomen te konkursi për gradën Kryekomisar që u mbajt me 12 nëntor testi u ndryshua pak para fillimit te konkursit ku vetëm 40% e pyetjeve ishin quiz kurse 60 % e tyre kërkonin përgjigje te argumentuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco