Rrëfimi i vrasësit të Hodos në Selenicë: E vrava për Partinë Socialiste!

Rrëfimi i vrasësit të Hodos në Selenicë: E vrava për Partinë Socialiste!

13:10, 13/11/2018
A+ Aa A-

Ditën e djeshme në gjykatën e Vlorës, ka dalë përpara togave të zeza, Admir Delaj 44 vjeç nga Selenica për vrasjen e ndodhur 2 ditë më parë në fshatin Selenicë të Vlorës.

Ai ka pranuar ekzekutimin me çifte të Fatmir Hodos, i cili ishte ka pasur më herët detyrën e  kreut të Njësisë Administrative Kote, si përfaqësues i Partisë Demokratike.

Në seancën e djeshme, Admir Delaj ka shfaqur pendesë të thellë për ngjarjen e ndodhur;

 “Kam qenë në gjendje të dehur. Jam penduar për atë që kam bërë. Gjithçka ka ndodhur pas një konflikti të çastit që kemi pasur me njëri-tjetrin. Jam shumë i penduar”, është shprehur autori.

Në rrëfimin e tij, Delaj, ka pranuar se gjakrat janë nxehur dhe për shkak të një debatit politik që kanë pasur.

44-vjeçari, i njohur si simpatizant i PS-së me aktivistin e Partisë Demokratike që mbeti i vrarë.

Sipas dëshmisë autori ka debatuar me përfaqësuesin e PD-së në Bashkinë Selenicë për faktin, se përse fshati Gumenicë, ku ai jeton, nuk është përfshirë në projektin e qeverisë “100 fshatrat”.

Admir Delaj akuzohet për veprën penale “Vrasje me dashje”, por nuk është ngritur akuzë për armëmbajtje pa leje, pasi ka rezultuar se armët e gjahut të sekuestruara kanë qenë me leje. Pasi është dëgjuar prokurori dhe avokati mbrojtës, gjyqtari vendosi masën e sigurisë “arrest në burg” për 44-vjeçarin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

gramoz13/11/2018 16:07

Ju te partise te Dushanit dhe Miladinit keni vrare po vrisni dhe do vrisni gjithmon, yyyyyy rrac kriminelash o minj gjirizi keni 80 vjet qe vrisni o morra te kuq!

Shto koment

Denonco