Lajmi i fundit

LIVE/ Partia Demokratike, aktivitet për 15-vjetorin e anëtaresimit të Shqiperisë në NATO

Kreu i grupit kriminal, Avdyli, konfirmon në gjyq: Po, i kam shërbyer Vangjush Dakos dhe PS-së!

Kreu i grupit kriminal, Avdyli, konfirmon në gjyq: Po, i kam shërbyer Vangjush Dakos dhe PS-së!

12:38, 13/11/2018
A+ Aa A-

Vazhdojnë deklaratat e forta të Astrit Avdylit, kreu të bandës kriminale të Shijakut, në seancën e parë gjyqësore në Krimet e Rënda.

Në vijim të dëshmisë së tij, Avdyli është shprehur hapur: "Vangjush Dakos i kam shërbyer. Besoj në programin e tij dhe të PS-së," tha ai.

Më herët ai pati thirrur: "Rroftë Vangjush Dako, rroftë Partia Socialiste, i kam miq, aty qaj hallet!"

Deklarata e tij u bë në seancën gjyqësore që po monitohet nga ekspertë amerikanë dhe gjermanë të antikrimit.

Ajo vjen si një pohim i fortë i lidhjeve të kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dakos me bandat për të rrëmbyer vota gjatë zgjedhjeve dhe në një kohë kur, opozita ka denoncuar faktin se prokuroria i ka të gjtiha provat e këtij bashkëpunimi kriminal në dosjen 339, por nuk ndërmerr asnjë hap ndaj Dakos për krimin elektoral.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

gramoz13/11/2018 15:49

Eshte e vertet partis i ke sherbyer dhe partia po te rras mren.

Shto koment

Denonco