Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

Katër grupe kriminale kërkojnë lirinë në Apel, nuk paraqitet ish-deputeti Çuko

Katër grupe kriminale kërkojnë lirinë në Apel, nuk paraqitet ish-deputeti Çuko

09:34, 13/11/2018
A+ Aa A-

Ka nisur në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda, seanca gjyqësore në ngarkim të 24 të arrestuarve të operacionit VOV-VO 4, kryesisht anëtarë të bandës së Shijakut, trafikantë drogash të forta dhe bandës së Lezhës, abuzime me tokat apo korrupsion. Në grupin e dytë janë edhe ish-deputetë e PS, Armando Prenga dhe Arben Çuko, ky i fundit edhe ish-Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve. Ata kërkojnë lirinë, kundërshtojnë masën e arrestit me burg që iu është dhënë.

Por, Çuko, nuk është paraqitur sot në gjyq. Kujtojmë se ai dhe kolegu i tij Prenga patën ëkrkuar veçimin e dosjes së tyre nga bandat, por kërkesa nuk u pranua.

Të arrestuar në burg janë:

Arben Çuko, Arben Ndoka, Hajri Seferi, Jasin Kala, Shkëlqim Avdyli,  Astrit Avdyli, Saimir Gjepali, Artur Balla, Paulin Simoni, Altin Avdyli, Jasin Avdyli, Fatos Llaftiu, Bledi Ndoka, Denis Llaftiu, Esat Mehmeti, Saimir Sulejmani, Elis Guri, Ilirjan Prifti, Ardit Gjyriqi, Petro Kuçi, Elton Shehaj, Gjevi Ndoka, Armand Spiro.

Arrest shtëpie
Bledar Koci, Lule Zeneli, Luigj Paloka, Kol Lleshi, Zef Ndoka,Vasil Nika, Genc Zeneli, Vlash Gazulli

Detyrim paraqitje
Mimoza Ndoka, Marjeta Përskura.

OPERACIONI VOL-VO 4

Më 22 tetor 2018, Policia e Shtetit njoftoi se  nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda dhe në bashkëpunim me agjenci të tjera ligjzbatuese kanë finalizuar përgjatë orëve të fundit një Mega Operacion të koduar “VOL-VO 4”, të shtirë në 12 qytete nga Hasi deri në Sarandë ku janë goditur anëtarë nga 4 grupe të skeduara kriminale, në kuadër të operacionit ”Forca e Ligjit”.

Forcat policore, RENEA, FNSH, ato operacionale në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë kanë ushtruar kontrolle në qytetet Shkodër, Has, Lezhë, Shijak, Elbasan, Durrës, Fier, Vlorë, Tiranë, Patos, Sarandë dhe Delvinë.

Gjatë këtij Mega Operacioni janë arrestuar 27 shtetas dhe 6 u shpallën në kërkim. Gjithashtu u godit një laborator i përpunimit të heroinës në fshatin Brenog në Has, ku ndër të tjera janë sekuestruar 182.5 kg morfinë, e ndarë në 175 pako, 22 litra lëndë e lëngshme, të cilat përdoreshin për prodhimin e heroinës.

Procedimi për këtë operacion ka nisur pas një referimi të Policisë së Shtetit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Gjatë kësaj periudhe, veçanërisht me intensitet në muajt e fundit, për dokumentimin e kësaj dosjeje, janë përdorur metoda speciale të hetimit. Në këtë procedim penal janë me mijëra orë përgjime, filmime, përgjime ambientale, vëzhgime me dron, mijëra faqe me shkresa dhe këmbim informacioni e korrespodencë me agjenci ligjzbatuese brenda e jashtë vendit. 

Goditja e kësaj veprimtarie kriminale është bërë në periudha të ndryshme, duke u finalizuar këtë fundjavë. 

Në goditjen finale morën pjesë rreth 1.500 forca policore operacionale, FNSH, RENEA dhe nga efektivë nga Policia lokale.

Në datë 18 tetor në mëngjes u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit M. Sh., në fshatin Brenogë, Has, ku u gjetën prekursorë për prodhimin e lëndës narkotike.

Të arrestuar në flagrancë janë 5 shtetas për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Trafikim i narkotikëve”, "Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale:

1. V. B., 57 vjeç
2. F. Ç., 48 vjeç
3. Xh. Sh., 48 vjeç
4. M. Sh., 76 vjeç
5. A. Sh., 42 vjeç

U shpallën në kërkim 4 persona: 2 shtetas turq, 1 kosovar dhe 1 shqiptar.

Në zbatim të vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda, janë ekzekutuar vendime penale në disa qytete, si dhe janë ushtruar rreth 100 kontrolle banesash dhe ambientesh të tjera.

Të arrestuar për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ”Trafikim i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale, si dhe pastrim i produkteve të veprës penale janë 19 persona:

1. J. K., alias J. A., me pseudonimin“Cine”, nga Shijaku;
2. Sh. A., me pseudonimin“Kiçi”, nga Shijaku;
3. D. Ll., nga Shijaku;
4. F. Ll., nga Shijaku;
5. H. S., nga Shijaku; 
6. P. K., alias A. K., nga Delvina;
7. I. P., nga Fieri; 
8. E. Sh., nga Tirana;
9. A. S., nga Tirana; 
10. A. B., alias A., S., me pseudonimin “Titi”, nga Shijaku;
11. A. A., me pseudonimin“Niçja”, nga Shijaku;
12. S. Gj., nga Shijaku;
13. Gj. N., alias Xh., me pseudonimin“Xhevi”, nga Lezha;
14. E. M., me pseudonimin“Çakja”, nga Fieri; 
15. S. S., nga Fieri;
16. O. J., alias A. E., me pseudonimin“Nita”, nga Tirana;
17. E. B., nga Elbasani;
18. E. G., nga Shkodra.
19. A. B., nga Elbasani.

Gjithashtu u shpallën në kërkim 2 shtetas: M.Z., dhe P.S.

Në kuadër të këtij Mega Operacioni, ku u goditën këto 4 grupe kriminale, është zbuluar edhe implikimi i 3 punonjësve të Policisë së Shtetit. Ata akuzohen për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufijve”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatës kriminale:

1. A. Gj., nga Tirana;
2. J. A., nga Saranda; 
3. B. K., nga Lushnja.

Ndërkohë në kuadër të këtij procedimi janë arrestuar më herët edhe 12 persona për vepra të ndryshme penale që lidhen me fushën e narkotikëve. 
Gjatë kontrolleve të ushtruara u sekuestruan:
• 3 pistoleta;
•3 armë gjahu, çifte dhe fishekë;
• 1 shotgan;
• presë për lëndë narkotike të llojit heroinë;
• peshore elektronike;
• sasi lëndë narkotike heroinë e kokainë;
• 13 mjete, njëri i blinduar;
• sasi e konsiderueshme parash;
• rreth 75 telefona celularë.

Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për të zbardhur rolin dhe aktivitetin e tyre apo personave të tjerë të lidhur me ta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco