Tenton të kurruptojë policin në Rinas, arrestohet 18 vjeçari

Tenton të kurruptojë policin në Rinas, arrestohet 18 vjeçari

09:25, 13/11/2018
A+ Aa A-

Ka tentuar të korruptojë policin me një sasi parash por është arrestuar nga forcat policore të Rinasit.

Ndërkohë po nga policia kufitare është ndaluar dalja jashtë vendit për 88 shtetas të cila nuk plotësoninn kriteret e levizjes në zonën Shengen.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Policia Kufitare e Rinasit, masa të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Arrestohet një shtetas i cili tentoi të korruptojë punonjësen e Policisë Kufitare Rinas, me 50 Euro për të kaluar në hapësirën Schengen.

Në drejtim të parandalimit të azilkërkimit, u është refuzuar dalja 88 shtetasve të cilët nuk plotësonin kriteret për të lëvizur në hapësirën Schengen.

Gjatë dy javëve të fundit në Rinas nga Policia Kufitare janë kapur 4 persona në kërkim për vepra të ndryshme penale për llogari të DVP-ve.

Janë proceduar penalisht 6 shtetas me dokumente të falsifikuara

12 shtetas të proceduar për kalim të paligjshëm kufiri

1 shtetas për mosdeklarim të hollash në kufi 1 rast

Si dhe janë përpunuar në hyrje dhe dalje 74 759  shtetas shqiptarë dhe të huaj.

Nga shërbimet e Policisë Kufitare  Rinas  u arrestua në flagrancë për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244 të Kodit Penal, shtetasi: J. R.,18 vjeç, lindur në Burrel-Mat.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë për arsye se shtetasi J. R., pasi i është refuzuar dalja nga Republika e Shqipërisë nga punonjësit e PKK Rinas,  ka shkuar sërish të sportelet e daljes dhe ka tentuar të korruptojë punonjësen e Policisë Kufitare të planizuar me shërbim në këto sportele, me një shumë prej 50 euro, me qëllim që punonjësja e policisë ta lejonte shtetasin J.R. të kalonte kufirin në drejtim të shtetit të Belgjikës, siç edhe kishte prerë biletën e udhëtimit, në kundërshtim me rregullat për udhëtimin në hapësirën Schengen.

Materialet  i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë  për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco