Drogë me thasë edhe në Maqedoni, kapet grupi i trafikantëve shqiptarë

Drogë me thasë edhe në Maqedoni, kapet grupi i trafikantëve shqiptarë

08:39, 12/11/2018
A+ Aa A-

Rreth 60 kg marijuanë janë kapur nga policia kufitare perëndimore në Maqedoni.

Sipas informacioneve të para, lënda narkotike është tentuar të futet në mënyrë të paligjshme në kufirin e gjelbër, nga një grup shtetasish shqiptarë që e kalonin kufirin në mënyrë të fshehtë dhe të paligjshme.

Alsat shkruan se një pjesë e grupit është arrestuar ndërkohë që vazhdon ndjekja e personave të tjerë, të cilët mendohet se janë të përfshirë në këtë rast.

Operacioni u zhvillua nga Qendra e Policisë Kufitare në Perëndim. Të dhënat flasin për një trafik të mirëfilltë droge, ndërkohë që ende nuk janë  zbuluar emrat e trafikantëve. E panjohur për momentin është edhe destinacioni i lëndës narkotike që vinte nga Shqipëria.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco