Vrasja e mikut të Shullazit, ja pistat ku po hetohet

Vrasja e mikut të Shullazit, ja pistat ku po hetohet

16:04, 11/11/2018
A+ Aa A-

E kaluara kriminale dhe veprimtaria e jashtëligjshme e Edison Harizajt i vrarë në atentatin e 6 Nëntorit në Durrës, janë pistat kryesore që po ndjek policia për zbardhjen e ngjarjes.

Origjina e konflikteve sipas grupit hetimor është në qytetin e Vlorës aty ku viktima jetonte dhe kishte bizneset e tij.

Ndryshe ai njihej si ‘Edisioni i 7 pallateve’ dhe prej vitesh ushtronte aktivitetin në Vlorë ku njihej si person me shumë influencë.

Për blutë vrasja e tij është si pasojë e përplasjeve mes grupeve rivale për territor në qytetin bregdetar.

Harizaj është përmendur edhe në zhdukjen e një personi në Vlorë i cili sapo ishte kthyer nga Belgjika.

Pikërisht nga ky shtet dyshohet se mund të ketë ardhur edhe urdhri për eliminimin e Edison Harizajt.

Megjithatë grupi hetimor është duke punuar edhe në pista të tjera që lidhen të gjitha me qytetin e Vlorës.

Vrasja në Durrës, sipas hetuesve tregon se sa i survejuar ka qenë 39-vjeçari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco