Dy makina me targa AA 432 PL dhe AA 581 JJ, janë djegur sot pranë stadiumit ‘Niko Dovana’ në Durrës.
Dyshimet e policisë janë se ato u dogjën në mënyrë të qëllimshme.
Nga të dhënat e mbledhura deri më tani është mësuar se njëra prej mjeteve ka qënë shënjestra e zjarrvënësve.
Pronari i makinës me targa ‘AA 432 PL’ punon si projektues në një firmë private në Durrës.
Gjatë dëshmisë së dhënë në polici, pronari i mjetit është shprehur se nuk ka konflikte me askënd.
Për hetime më të thelluara, policia ka mbledhur pamjet e kamerave të sigurisë së bizneseve që ndodhen pranë vendit të ngjarjes, për të bërë të mundur identifikimin e zjarrvënësve dhe për të zbardhur shkaqet.
© SYRI.net