Del VIDEO/ Babai i Kaçifasit shan RENEA: Policë gomerë

Del VIDEO/ Babai i Kaçifasit shan RENEA: Policë gomerë

08:41, 11/11/2018
A+ Aa A-

Pas varrimit të ekstremistit, Kostandinos Katsifas, i ati i 35-vjeçarit gjatë shërbimit përkujtimor një ditë pas funeralit, para banesës së fundit ku prehet i biri i quan ‘gomerë’, efektivët e policisë që qëlluan mbi të birin e tij.

Janis bëri një monolog dhe thotë se i biri i tij do të mbetet i paharruar, i cili e mposhti frikën ‘për të mbrojtur të drejtat e minoritetit’.

‘Ç’doje të bëje biri im? Të mbeteshe i paharruar në kujtesën e 13.000 bijve, atë deshe të bëje biri im? Por ata maskarenjtë, gomerët e policisë të provokuan dhe ti qëllove në ajër dhe jo mbi ta. Ike dhe malet gjëmuan nga zhurma e armës tënde, në nder të të parëve të tu që luftuan fashizmin’, tha ai para varrit të të birit.

‘Ti nuk e le frikën të të mposhtë biri im, si të tjerë si ne që kanë lepurin brenda. Ti e mposhte frikën për të mbrojtur të drejtat e minoritetit. Udhëtim i mbarë, fëmija im’, ka thënë ai ndër të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arber12/11/2018 23:19

Sa fshatare te trashe te shkretet. Nuk mbyll gojen se i shkoi i biri si qeni ne vreshte por rri e ben gam gam per budallalleken e te birit se po ja bejne hero ca te marre te tjere. Nga kush do ta cliroje "Vorio Epirin" nga Shqiptaret? Apo me varrezat fallco "te heronjve" qe na u bene si gozhda e Nastradinit.

morava11/11/2018 13:23

hajde se do fillosh te biesh me kembe ne toke. gomari je ti qe nuk i dhe kulturen e duhur ketij kericit tend. sa relative jane gjerat dhe ti e di. per ty eshte hero, per vendin ku hengri plumbin eshte nje hajvan profesionist. hajde mere rugen dhe ti se ato mend paskish pasur.

...11/11/2018 09:34

Hahaha goxha fjalim xhaxho, po tkishe vdek noi pilic ca menimi do kishe? Cuni jot esht i punumi fort i shkumi kot, shko pirdhu dhe ti tani plak shkerdhat, qaje si te takon si prind mos i hy ktyne gjonave...shqiperia e shqiptareve, vdekje tradhetareve...

Shto koment

Denonco