Aksidentet në Tiranë, 4 në 24 orë, 5 persona të plagosur

Aksidentet në Tiranë, 4 në 24 orë, 5 persona të plagosur

22:44, 10/11/2018
A+ Aa A-

Në 24 orët e fundit, kanë ndodhur 4 aksidente në Tiranë.

Sipas Policisë Vendore, mësohet se në këto aksidente, janë plagosur 5 persona, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën, pas ndihmës mjekësore.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore

  • Më datë 09. 11. 2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. H., dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasit B .M., vjeç 46 dhe 55, banues në Tiranë, pasi në Kamzë, në rrugën “Berisha”, shtetasja B. M., duke drejtuar mjetin është përplasur me motorin drejtuar nga shtetasi Sh. H., ku për pasojë ka marrë dëmtime dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Shtetasi Sh. H., rezultoi pa leje drejtimi. Nenet 291 e 290 të Kodit Penal.
  • Më datë 09. 11. 2018, u arrestua në flagrancë shtetasi H. B., vjeç 18, banues në Tiranë, pasi në bulevardin “Gjergj Fishta”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen E. T., vjeçe 68, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290/2 i Kodit Penal.
  • Më datë 09. 11. 2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. G, si dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin B. M., vjeç 32 dhe 52, banues në Tiranë, pasi në fshatin Fushë Prezë, shtetasi Xh. G., duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin B. M., për pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.
  • Më datë 09.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin R. B., vjeç 28, banues në fshatin Pezë e Vogël, pasi në rrugën Kamëz – Tiranë, te kryqëzimi i i hekurudhës, duke drejtuar motorin ka dal nga rruga, për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco